RIKTHEHEMI TEK AVIONI

Për ta ilustruar këtë më qartë, le të rikthehemi tek avioni për një moment. Jeni duke qëndruar në buzë të një hedhjeje 3,000 metra të lartë. Ju duhet të hidheni. Zemra juaj është duke rrahur fort në kraharor. Përse? Për shkak të frikës. Ju e dini se ligji i gravitetit do t'ju vrasë kur të hidheni.
Dikush ju ofron origjinalin e Mona Lizës. Ju e shtyni mënjanë.
Një tjetër ju kalon çelësat e një Mercedesi të ri. Ju i lini të bien në dysheme.

Dikush tjetër përpiqet t’ju vërë një milion dollar në duar. Ju e shtyni doren e tij tutje, dhe qëndroni atje në tmerrin e fatit qe ju pret.

Papritmas, dëgjoni një zë që thotë, “Ja, merr një parashutë!”
Cili nga këta katër njerëz do të ketë më shumë besueshmëri në sytë tuaj? Është ai që mbante parashutën! Prapë, është frika juaj e hedhjes që kthen sytë e tu drejt lajmit të mirë të parashutës.

Në të njëjtën mënyrë, njohja së çfarë Ligji i Perëndisë sjell mbi ju, prodhon në ju një frikë që e bën lajmin e një Shpëtimtari, të mirë përtej fjalëve! Zgjidh problemin tuaj të zemërimit të Perëndisë. Zoti ju do ju kaq shumë sa Ai u bë një qenie njerëzore pa mëkate në personin e Jezusit të Nazaretit. Shpëtimtari vdiq një vdekje torturuese në kryq, duke marrë ndëshkimin tuaj (dënimin me vdekje) mbi Vetveten. Kërkesat e drejtësisë së përjetshme ishin përmbushur në momentin që Ai tha, “U krye!”

Vetëtima e zemërimit të Perëndisë u ndalua dhe oshëtima e indinjatës së tij u vu në heshtje te kryqi i përgjakur i Kafkës (vendit të kryqëzimit): “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne.”18 Ne thyem Ligjin, por Ai u bë një njeri që të paguante ndëshkimin tonë në gjakun e jetës së Tij.

Më pas Ai u ngrit prej së vdekuri, duke mposhtur vdekjen. Kjo do të thotë që Zoti mund të falë tani çdo mëkat që ju keni kryer ndonjëherë dhe të ndryshojë dënimin tuaj me vdekje. Në qoftë se ju pendoheni dhe vendosni besimin tuaj tek Jezusi, ju mund të thoni me apostullin Pal:
Sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.19
Pra, ju nuk keni pse të torturoheni nga frika e vdekjes, dhe nuk ju nevojitet të shikoni më tej për mënyra se si t'ia dilni mbanë me dilemën e mëkatit dhe zemërimit të Perëndisë.20 Shpëtimtari është dhurata e Perëndisë për ju. Ungjilli është në mënyrë të papërshkrueshme një lajm i mirë për gjithë rracën njerëzore të mbytur në mëkate!

Zoti Vetë mund t'ju “shfajësojë” ju. Ai mund t'ju pastrojë, dhe t'ju japë “drejtësinë” e Krishtit. Ai mund t'ju bëjë të pastër në zemër duke larë mëkatet tuaja. Ai mund t'ju strehojë nga zemërimi i Tij i fortë, në Shkëmbin e Shekujve që Ai ka prerë për ju.21

Vetëm Jezusi mund t’ju shpëtojë nga vdekja dhe Ferri; diçka që kurrë nuk mund ta fitoje ose meritoje. 22




Next Page >


© 2007 Ray Comfort. All rights reserved ~ Graphics www.genesis-group.net ~ Website designed by Kiwiblue Design.
Login Back To Top