Që të merrni dhuratën e jetës së përjetshme, ju duhet të pendoheni për mëkatet tuaja (t’u ktheni shpinën atyre), dhe të visheni me Jezu Krishtin siç do të vishnit një parashutë—duke besuar vetëm në Të për shpëtimin tuaj. Kjo do të thotë që ju të lini mënjanë mendimin se veprat tuaja të mira do të kënaqin Perëndinë (duke u përpjekur t’i jepni një ryshfet), dhe të besoni vetëm në çfarë Jezusi ka bërë për ju. Thjeshtë lëshojeni veten në mëshirën e Gjykatësit. Bibla thotë se Ai është i pasur në mëshirë ndaj të gjithë atyre që e thërrasin,23 pra thirreni Atë tani. Ai do t’ju dëgjojë nëse i afroheni me një zemër të përulur e plot keqardhje.
Bëjeni tani, sepse ju nuk e dini kur do të merrni atë hap përmes derës së vdekjes. Rrëfejani mëkatet tuaja Perëndisë, vendosni besimin tuaj në Jezusin për t’ju shpëtuar, dhe ju do të kaloni nga vdekja në jetë. Ju keni premtimin e Perëndisë për këtë. 24
Lutuni duke thënë diçka si kjo:
“I dashur Zot, sot u kthej shpinën gjithë mëkateve të mia [thuaji me emër] dhe vendos besimin tim vetëm në Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Të lutem më fal, ndryshoje zemrën time, dhe më dhuro jetën e përjetshme. Lutem në emër të Jezusit. Amen.”
Tani ki besim në Perëndinë. Ai është tërësisht besnik. Kurrë mos ju dysho premtimeve të Tij. Ai nuk është si njeriu që të gënjejë.
Sinqeriteti i lutjes suaj do të dëshmohet nga bindja juaj ndaj vullnetit të Zotit, prandaj lexojeni Fjalën e Tij (Biblën) çdo ditë dhe zbatoni çfarë lexoni.25
Më pas shkoni tek www.livingwaters.com dhe klikoni në “Save Yourself Some Pain.” (Vetëm në Anglisht për momentin). Aty do të gjeni parimet që do t’ju ndihmojnë të rriteni në besimin tuaj. Ju mund të doni të merrni The Evidence Bible, libër i cili ju përgjigjet 100 pyetjeve më të zakonshme në lidhje me fenë e Krishterë. Komentimet informuese aty do t’ju ndihmojnë të rriteni si i Krishterë.26 Nëse ju ka ndihmuar, kalojani një të afërmi—nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme sesa vendit ku ata do të kalojnë jetën e përjetshme.27 Faleminderit për leximin.
Zoti le të vazhdojë t'ju bekojë ju dhe të afërmit tuaj,
Ray Comfort
