Pasi vdesim ne duhet të përballemi me atë që quhet “ligji i mëkatit dhe i vdekjes.”1 Ne e njohim atë Ligj si “Dhjetë Urdhërimet.”
Pra, le ta vështrojmë atë Ligj dhe të shohim se si do të dilni kur të përballeni me të në Ditën e Gjykimit. A e keni dashur Zotin përmbi gjithçka tjetër? A është Ai i pari në jetën tuaj? Ai duhet të jetë. Ai jua ka dhënë jetën tuaj dhe çdo gjë tjetër që është e shtrenjtë për ju. A e doni Atë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe fuqinë tuaj? Ky është kushti i domosdoshëm i Urdhërimit të Parë. Apo keni thyer Urdhërimin e Dytë, duke bërë një zot në mendje me të cilin jeni rehat—ku ju thoni, “zoti im është i dashur e i mëshirshëm, i cili nuk do të dërgonte askënd në Ferr”? Ai zot nuk egziston; ai është një sajim i imagjinatës. Të krijuarit e një zoti në mendjen tuaj (imazhi juaj për Zotin) është diçka që Bibla e quan “idhujtari.” Idhujtarët nuk do të hyjnë në Parajsë.
A e keni përdorur ndonjëherë emrin e Zotit kot, si një fjalë të pistë për të shprehur neveri? Kjo quhet “blasfemi,” dhe është shumë serioze në sytë e Perëndisë. Është një shkelje e Urdhërimit të Tretë, dhe Bibla thotë që Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor emrin e Tij kot.
A i keni nderuar prindërit tuaj gjithnjë pa kushte, dhe keni mbajtur ditën e Shtunë të shenjtëruar? Nëse jo, ju keni thyer Urdhërimin e Katërt dhe të Pestë. A keni urryer dikë ndonjëherë? Bibla thotë, “Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës.”2
I Shtati është “Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore,” por Jezusi tha, “Kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet”3 (Urdhërimi i Shtatë përfshin marrëdhëniet seksuale para martese). A keni parë ndonjëherë dikë me epsh apo keni kryer marrëdhënie seksuale para martese? Nëse po, ju keni dhunuar atë Urdhërim.
A keni gënjyer ndonjëherë? Vjedhur diçka, pavarësisht nga vlera? Nëse po, atëherë ju jeni një hajdut gënjeshtar. Bibla na thotë ne, “Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin,”4 sepse Ai është Zoti i së vërtetës dhe shenjtërimit. A keni lakmuar gjërat e njerëzve të tjerë? Kjo është një shkelje e Urdhërimit të Dhjetë.
