Si ndiheni kundrejt njeriut i cili vrau atë vajzë të gjorë në një mënyrë kaq mizore dhe të papërshkrueshme? A jeni të indinjuar? Shpresoj që po. Shpresoj të jeni tepër të zemëruar. Nëse do të ishit tërësisht indiferent ndaj fatit të saj, kjo do të zbulonte diçka të tmerrshme rreth karakterit tuaj.
A mendoni se Zoti është indiferent ndaj aktesh të tilla të liga? Ju mund të vini në bast shpirtin tuaj të çmuar se Ai nuk është indiferent. Ai është tepër i zemëruar ndaj tyre.
Furia e Zotit të Plotfuqishëm kundër së keqes është evidencë e mirësisë së Tij. Në qoftë se Ai nuk do të ishte i zemëruar, atëherë Ai nuk do të ishte i mirë. Ne nuk mund ta ndajmë mirësinë e Zotit nga zemërimi i Tij. Sërish, nëse Zoti është i mirë nga natyra, Ai duhet të jetë i zemëruar ndaj së keqes përtej përshkrimit të fjalëve.
Por mirësia e Tij është kaq e madhe, sa zemërimi i Tij nuk është i kufizuar ndaj të ligave të përdhunimit dhe vrasjes. Asgjë nuk është e fshehur nga sytë e Tij të pastër dhe të shenjtë. Ai është tepër i zemëruar kundrejt torturave, terrorizmit, abortit, vjedhjes, gënjeshtrës, shkeljes së kurorës, kurvërimit, pedofilisë, homoseksualizmit dhe blasfemisë. Ai gjithashtu shikon botën-tonë-të-mendimeve, dhe Ai do të na gjykojë për mëkatet e fshehta të zemrës: epshin, urrejtjen, rebelimin, lakminë, imagjinatën e pistë, mosmirënjohjen, egoizmin, xhelozinë, krenarinë, zilinë, mashtrimin, etj. Jezusi paralajmëroi, “Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.”6 (theksimi i shtuar).
Bibla thotë se zemërimi i Zotit “qëndron” në secilin prej nesh,7 dhe se çdo herë që mëkatojmë, ne jemi “[duke mbledhur] për veten [tonë] zemërim”8 që do të zbulohet në Ditën e Gjykimit. Ne madje na thuhet se jemi “prej natyre bij të zemërimit”9 (theksimi i shtuar). Mëkatimi kundër Zotit na vjen natyrshëm—dhe ne natyrshëm fitojmë zemërimin e Tij prej mëkateve tona.
