Shumë njerëz besojnë se meqenëse Zoti është i mirë, Ai do të falë çdo njeri, dhe do lejojë gjithë mëkatarët në Parajsë. Por ata keqkuptojnë mirësinë e Tij. Kur Moisiu njëherë kërkoi të shihte lavdinë e Zotit, Zoti i tha se ai nuk mund ta shikonte Atë dhe të jetonte. Moisiu do të vdiste menjëherë në qoftë se do të shikonte Perëndinë. Konsideroni këtë:
[Zoti] tha, Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime...Dhe do të ndodhë që, ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time deri sa të kem kaluar.10
Vini re se gjithë lavdia e Zotit ishte shfaqur në “mirësinë” e Tij. Mirësia e Zotit do ta kishte vrarë Moisiun në çast për shak të mëkatit të tij individual. Zjarri i mirësisë së Perëndisë do ta kishte konsumuar, si një gotë uji e derdhur në sipërfaqen e diellit. E vetmja mënyrë që kushdo nga ne mund të qëndrojë në prezencën e Perëndisë është duke qenë i pastër në zemër. Jezusi tha, “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.”11 Por siç kemi parë duke vëzhguar Ligjin, as edhe një prej nesh nuk është i “pastër në zemër.”
Këto janë mendime tepër të frikshme, sepse Zoti për të cilin po flasim nuk është aspak si imazhi që pranohet në përgjithësi. Ai nuk është një figurë-Atërore mirëdashëse, që buzëqesh gëzueshëm ndaj njerëzve mëkatarë.
Në mes të këtyre mendimeve të frikshme, mbani mend të lejoni frikën të punojë për ju. Frika e Zotit është frika më e shëndetshme që mund të keni. Bibla e quan atë “zanafilla e diturisë.”12
Sërish, njohuria juaj e Ligjit të Zotit duhet t'ju ndihmojë të shihni që keni një dilemë jetë-kërcënuese: një problem të madh të zemërimit të Perëndisë (zemërimi i Tij i drejtë) kundër mëkateve të tua individuale. Dënimi i drejtë i mëkatit—shkelja edhe e një Ligji të vetëm—është vdekja, dhe përjetësia në Ferr. Por ju nuk keni thyer vetëm një Ligj. Si të gjithë ne të tjerët, ju padyshim keni thyer të gjithë këto ligje, shume herë secilin. Çfarë lloj zemërimi mendoni se një gjykatës është i justifikuar të ketë ndaj një krimineli fajtor i shkeljes së ligjit mijra herë?
